Goga-Demolli: Jemi popull që prioritet e kemi bukurinë (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 00:03 15.06.2026 00:03 Dentistja dhe estetistja, Nora Goga-Demolli ka folur për qasjen që qytetarët në Kosovë kanë ndaj procedurave estetike dhe kujdesit për shëndetin. Ajo në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova tha se sipas saj, bukuria shpesh vendoset në plan të parë, ndërsa shëndeti mbetet në plan të dytë. “Jemi vet si popull që prioritet e kemi bukurinë. Nuk është keq, nuk jam kundër, por prioritet është shëndeti”, u shpreh Goga-Demolli. Sipas saj, kujdesi për pamjen është i rëndësishëm, por ai nuk duhet të zëvendësojë kujdesin për shëndetin, i cili duhet të mbetet fokusi kryesor i secilit individ./Klankosova.tv