Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aeroplani i Kombëtares së Uruguait në telashe, nuk lejohet të ulet në ShBA

NULL NULL
14.06.2026 23:21

Uruguai po përballet me probleme të papritura vetëm pak orë para ndeshjes së parë në Kupën e Botës.

Ekipi i Kombëtares ka mbetur e bllokuar në Kankun, pasi avioni i planifikuar për udhëtimin drejt Miamit nuk i plotëson dokumentet e nevojshme sipas rregulloreve amerikane, transmeton Klankosova.tv.

Federata Uruguaiane e Futbollit (AUF), në bashkëpunim me FIFA-n, po punon për të gjetur një zgjidhje të shpejtë, ndërsa vonesa ka ndikuar tashmë në programin e ekipit.

Skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa pritet të përballet me Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse të saj në Botëror, por problemet e udhëtimit mund të ndikojnë në përgatitjet e “La Celeste”.

lajme të ngjashme