PSG shpreh interesim për Ferran Torres, Barcelona refuzon ofertën NULL NULL 14.06.2026 20:05 14.06.2026 20:05 Barcelona nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Ferran Torres gjatë afatit kalimtar veror, edhe pse për sulmuesin spanjoll raportohet interes serioz nga Paris Saint-Germain. Sipas mediave spanjolle, kampioni francez PSG po e ndjek nga afër situatën e Torresit, të cilin e sheh si një opsion të mundshëm për të zëvendësuar Bradley Barcolan, e ardhmja e të cilit në klubin parisien mbetet ende e paqartë, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, thuhet se trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është një admirues i madh i cilësive të sulmuesit të Barcelonës. Megjithatë, qëndrimi i Barcelonës është i prerë. Klubi katalunas e konsideron Ferran Torresin të pashitshëm dhe nuk planifikon ta largojë në këtë verë. Trajneri Hansi Flick e sheh 26-vjeçarin si një pjesë të rëndësishme të projektit të tij për sezonin e ardhshëm, duke llogaritur seriozisht në shërbimet e tij në repartin ofensiv. Aktualisht, sulmuesi 26-vjeçar ndodhet me përfaqësuesen e Spanjës në Kupën e Botës, ku po vazhdon të tregojë formë të mirë dhe fleksibilitet në sulm, duke u konfirmuar si një lojtar i rëndësishëm si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.