Ngjarja tragjike në Prizren: Emërtimi i rrugës “mollë sherri” mes dy djemve të axhës (VIDEO) NULL NULL 14.06.2026 17:40 14.06.2026 17:40 Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda nga një mjet i mprehtë. Konflikti kishte nisur ndërmjet dy djemve të axhës. Gazetarja e Klan Kosovës Diellëza Berisha, raporton se ngjarja kishte nisur si pasojë e mospajtimeve për emërtimin e një rruge në këtë fshat. Derisa se si po shkojnë hetimet lidhur me këtë rast tragjik, për Klan Kosovën ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Detajet i gjeni të bashkangjitur mëposhtë: