Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nuk e duan më te Juventusit”, Zhegrova mund të vazhdoi karrierën në Turqi

NULL NULL
14.06.2026 18:17
Edon ZHegrova

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se disa klube nga Turqia kanë shfaqur interes për sulmuesin e Juventusit dhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, i cili mund të largohet nga Torino pas vetëm një sezoni.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2025 për 15 milionë euro plus bonuse, por nuk ka arritur të ketë rol të rëndësishëm në skuadër, duke regjistruar vetëm 366 minuta në 19 paraqitje në Serie A, të gjitha si zëvendësues, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, sulmuesi kosovar ishte një kërkesë e ish-drejtuesit të klubit, Damien Comolli, ndërsa me ndryshimet në hierarkinë e Juventusit është shtuar mundësia që klubi të dëgjojë oferta për të.

Disa klube turke përfshirë edhe Trabzonsporin, kanë kontaktuar Juventusin për të marrë informacione rreth gjendjes së lojtarit, duke e parë si një mundësi transferimi me kosto të ulët.

 

 

lajme të ngjashme