Maroku theu nje rekord interesant në ndeshjen ndaj Brazilit NULL NULL 14.06.2026 17:49 14.06.2026 17:49 Kombëtarja e Marokut barazoj 1-1 ndaj Brazilit në ndeshjen hapëse të kampionatit botëror 2026. Mirëpo ajo që morri vëmendje ishte fakti që Maroku u bë kombëtarja e parë në histori të kampionateve, që vendos një 11she startuese ku asnjëri prej lojtarëve nuk ka lindur në atë shtet. Formacioni përbëhej nga Yassine Bounou (Kanada), Noussair Mazraoui (Holandë), Issa Diop (Francë), Chadi Riad (Spanjë), Achraf Hakimi (Spanjë), Neil El Aynaoui (Francë), Ayyoub Bouaddi (Francë), Chemsdine Talbi (Belgjikë), Bilal El Khannouss (Belgjikë), Samir El Mourabet (Francë) dhe Ismael Saibari (Spanjë), transmeton Klankosova.tv. U desht minuta e 65-të, të bëhej zëvendësimi i parë ku në lojë u inkuadrua Azzedine Ounahi, për të parë një lojtar që ka lindur në Marok në fushën e gjelbërt. Ky moment historik pasqyron ndikimin e madh të diasporës marokene në sukseset e fundit të Luanëve të Atlasit, të cilët vazhdojnë të shkruajnë histori në skenën ndërkombëtare.