Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Befasi: Cucurella pranë transferimit në “Santiago Bernabeu”?

NULL NULL
14.06.2026 18:17

Real Madridi ka bërë një hap të rëndësishëm në përforcimin e repartit defensiv, pasi ka arritur marrëveshje verbale me Chelsean për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Marc Cucurella. Lajmi është raportuar nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili zbulon se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për realizimin e transferimit.

Sipas Romanos, marrëveshja është arritur mes të gjitha palëve të përfshira, përfshirë edhe vetë futbollistin, i cili ka dhënë dritën jeshile për kalimin në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” e kanë identifikuar Cucurellan si profilin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa detajet financiare të operacionit pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vijim, transmeton Klankosova.tv.

Mbrojtësi 27-vjeçar do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 dhe do t’i bashkohet gjigantit spanjoll për sezonin e ardhshëm.

Cucurella u transferua te Chelsea në verën e vitit 2022 nga Brighton dhe gjatë qëndrimit të tij në Londër u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit defensiv, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane. Megjithatë, duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Real Madridi.

lajme të ngjashme