Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat pozicione duhet t’i shmangni gjatë seksit kur është vapë e madhe?

NULL NULL
19.07.2026 14:21

Temperaturat ekstreme nuk ndikojnë vetëm në përditshmëri, por edhe në jetën intime. Ekspertët paralajmërojnë se marrëdhëniet seksuale gjatë një vale të të nxehtit mund të rrisin rrezikun e dehidratimit, marramendjes dhe mbinxehjes së organizmit.

Pas një dite me temperatura mbi 30 gradë Celsius, shumë njerëz mund të mos e kenë mendjen te aktiviteti fizik – dhe kjo përfshin edhe seksin. Sipas gjinekologes dhe ekspertes së shëndetit të grave, Susanna Unsworth, marrëdhëniet seksuale janë një formë aktiviteti fizik dhe, gjatë vapës ekstreme, mund të ushtrojnë stres shtesë mbi organizmin.

“Seksi është një formë e ushtrimit fizik, ndaj gjatë valëve të të nxehtit rritet rreziku i dehidratimit, marramendjes, mbinxehjes ose ndjenjës së të fikëtit, veçanërisht në ambiente të mbyllura dhe pa ajrosje të mirë”, shpjegon ajo.

Sipas saj, rreziku është edhe më i madh për personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare ose të frymëmarrjes, gratë shtatzëna, si dhe gratë në menopauzë që përjetojnë afshe të nxehta dhe vështirësi në rregullimin e temperaturës së trupit.

Kur duhet të ndaloni menjëherë?

Dr. Unsworth këshillon që aktiviteti seksual të ndërpritet menjëherë nëse shfaqen simptomat e mëposhtme:

-ndiheni keq ose pa fuqi;

-keni marramendje ose ndjesi të fikëti;

-ndieni dhimbje në gjoks;

-keni vështirësi të theksuara në frymëmarrje.

Cilat pozicione janë më të përshtatshme?

Sipas ekspertes, nuk ekziston një pozicion seksual që mund të konsiderohet plotësisht “i sigurt” gjatë vapës, por në këto kushte prioritet duhet të jetë komoditeti dhe shmangia e mbinxehjes.

Ajo rekomandon pozicione që kërkojnë më pak përpjekje fizike dhe lejojnë qarkullim më të mirë të ajrit, në mënyrë që trupi të mos mbingarkohet.

Si të reduktoni rrezikun?

Ekspertja sugjeron disa masa të thjeshta:

-pini mjaftueshëm ujë para dhe pas marrëdhënieve;

-shmangni orët më të nxehta të ditës;

-përdorni ventilator ose ambiente të freskëta;

-lëvizni më ngadalë dhe mos e teproni me intensitetin;

-ndaloni menjëherë nëse ndiheni të mbinxehur ose të trullosur;

-përdorni lubrifikantë, pasi dehidratimi mund të rrisë tharjen vaginale dhe shqetësimin gjatë marrëdhënieve.

Pozicionet që duhen shmangur

Misionari

Pozicioni misionar krijon kontakt të vazhdueshëm trup më trup, duke bllokuar qarkullimin e ajrit dhe duke rritur ndjeshëm temperaturën e trupit te të dy partnerët.

Pozicionet akrobatike

Pozicione si (karroca) ose ngritjet, ku njëri partner duhet të mbajë peshën e trupit ose të partnerit tjetër, kërkojnë shumë energji fizike, rrisin ritmin e zemrës dhe djersitjen, duke shtuar rrezikun e mbinxehjes.

Pozicioni 69

Edhe pozicioni 69 nuk rekomandohet gjatë temperaturave të larta, pasi fytyrat dhe pjesa e sipërme e trupit qëndrojnë shumë pranë njëra-tjetrës, duke penguar largimin e nxehtësisë.

Vapë dhe fertilitet

Dr. Unsworth thekson se temperaturat e larta mund të ndikojnë përkohësisht edhe në fertilitet, veçanërisht te meshkujt.

“Ka prova që ekspozimi ndaj nxehtësisë së tepërt mund të ulë përkohësisht numrin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve,” shpjegon ajo.

Tek gratë, vapa nuk ndikon drejtpërdrejt në fertilitet, por dehidratimi, mungesa e gjumit, stresi fizik dhe gjendja e përgjithshme mund të ndikojnë në ovulacion dhe mirëqenie. Ndërkohë, për gratë shtatzëna, mbinxehja dhe dehidratimi përbëjnë një rrezik më të madh, sidomos në muajt e fundit të shtatzënisë.

Vapë dhe ulje e dëshirës seksuale

Ekspertja shton se është krejt normale që dëshira seksuale të bjerë gjatë valëve të të nxehtit.

“Kur jeni të mbinxehur, të dehidratuar dhe nuk flini mirë, seksi mund të bëhet fizikisht i pakëndshëm. Netët e nxehta ndikojnë në cilësinë e gjumit, gjë që ul libidon, ndikon në humor dhe madje edhe në marrëdhënien në çift”, përfundon Dr. Unsworth.

lajme të ngjashme