Blerina Rogova Gaxha fiton çmim europian në fushën e letërsisë NULL NULL 07.09.2015 12:49 07.09.2015 12:49 Autorja Kosovare Blerina Rogova Gaxha, ka fituar çmimin për letërsi në festivalin “Crystal Vilenica”. Ky festival është ndër më të rëndësishmit në fushën e letërsisë në Europën Qendrore. Këtë çmim e ka ndarë juria ndërkombëtare, president i së cilës ishte akademiku indian Koyamparambath Sachidanandan, ndërsa pjesë e jurisë ishin edhe shkrimtarja, Órfhlaith Foyle nga Irlanda, shkrimtari Dejan Trajkovski nga Maqedonia dhe botuesin e shkrimtarin Janis Oga nga Lituania. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja, përmes një komunikate drejtuar mediave. Festivali zë vend çdo fillim shtator në rajonin Karst të Sllovenisë, dhe gjatë ditëve shtrihet në disa nga qendrat sllovene.