Ballkani shkruan historinë, e fiton tri herë rresht titullin NULL NULL 18.05.2024 17:00 18.05.2024 17:00 Ballkani është shpallur kampion për herë të tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi i Ilir Dajës e ka mposhtur Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultat minimal prej 0-1 me golin e Bernard Karricës në minutën e 73-të të takimit pas një gabimi nga Trimor Selimi i Llapit. Llapi deri në fund të takimit nuk arriti që të bënte më shumë, duke mbetur kështu në vendin e dytë në tabelë. Kjo është hera e tretë rresht që Ballkani bëhet kampion i Kosovës në Superligë, e që këtë gjë e kishte arritur vetëm Besa vite më parë.