Avdullah Hoti (s’)flet pasi del nga Kuvendi i LDK-së (VIDEO) NULL NULL 31.01.2026 19:23 31.01.2026 19:23 Shumica e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e Punës të kësaj partie, ia kanë besuar Lumir Abdixhikut vazhdimin e kryetarllëkut. E pas votimit, nga salla dolën delegatët për një pauzë. Në mesin e tyre ishte edhe kundërkandidati i Abdixhikut, Avdullah Hoti. “Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, ishte krejt çfarë pati ai të thoshte pas pyetjeve të gazetarëve, raporton Klankosova.tv. Nga 300 delegatët e pranishëm në sallë, 164 votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, dhe 136 pro. /Klankosova.tv