Arrestohen dy serbë në veri NULL NULL 20.09.2023 14:40 20.09.2023 14:40 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Dy serbë janë arrestuar në veri. Rastin për Klankosova.tv e ka konfimuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun Veton Elshani. “Mund t’ju konfirmoj se ju kemi asistuar njësive të Prishtinës për arrestimin e dy serbëve. Një në veriun e Mitrovicës dhe një në Zveçan”, tha Elshani. Është raportuar nga mediat se ata dyshohen për krime lufte në Kosovë. Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.