Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksioni kundër krimeve kibernetike, Prokuroria: Dëmi mbi 400 mijë euro

NULL NULL
19.09.2023 11:51
Njësia Speciale

10 persona janë arrestuar nga policia në aksionin kundër krimeve kibernetike që u zhvillua në 14 lokacione të shtatë qyteteve të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit i kanë dëmtuar katër institucione financiare.

“Për shkak të dyshimit të veprave penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

“Vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400 mijë eurosh”, thuhet në njoftimin e prokurorisë përcjell Klankosova.tv.

“Po ashtu, nga ky aksion i realizuar janë sekuestruar prova të ndryshme të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, si dhe dobi pasurore e përfituar nga veprat penale të lartcekura”, theksohet.

lajme të ngjashme