Vala lanson 4G NULL NULL 28/04/2015 28/04/2015 Posta dhe Telekomi i Kosovës nga sot ka lansuar projektin komercial 4G. Gjatë një konference për media, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa, tha se një ofertë e tillë do të mbulojë 75 për qind të territorit të banuar të Kosovës. Ky i fundit tha se ky projekt i ka kushtuar Valës afro 34 milion euro. Në këtë konference foli edhe zëvendëspresidenti i kompanisë Alkatel, Lusen, Roberto Nojola, i cili tha se ky investim për shpejtësinë e rrjetit në 4G, do të bëjë diferencën pozitive në tregun kosovar të telefonisë mobile, ndersha shtoi se në implementimin e këtij projekti janë përdorur pajisje të teknologjisë së fundit. Po ashtu Vala lansoi edhe një projekti të ri të quajtur “Trip” për të rinjtë deri në moshën 27 vjeçare. Kjo ofertë do te kushtoj 2 euro e 99 cent dhe përfshin ndër të tjera dy giga bajt internet për 3G e 4G dhe 500 sms dhe bisedë pa kufi brenda grupit.
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 10 minuta më parë
Ekonomi Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) 11 minuta më parë
Lajme Mocioni i mosbesimit, ‘Abazoviq s’e ka as mbështetjen e deputetëve shqiptarë’ (VIDEO) 16 minuta më parë