Trump: Jam i lumtur që Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore NULL NULL 16.06.2026 13:30 16.06.2026 13:30 Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për marrëveshjen dhe zhvillimet e fundit lidhur me Iranin dhe qëndrimin e Amerikës për programin bërthamor të Teheranit. Nga samiti i G7, Trump deklaroi se për të çështja më e rëndësishme mbetet që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore, duke theksuar se kjo, sipas tij, është e përcaktuar qartë edhe në marrëveshjen e arritur, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. “E vetmja gjë që ka vërtet rëndësi për mua është se Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore dhe marrëveshja e thotë këtë me zë të lartë dhe të qartë,” tha Trump. Ai shtoi se Irani nuk do të ketë mundësi as ta zhvillojë, as ta blejë dhe as të veprojë në asnjë mënyrë me armë bërthamore, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse kjo ndodh. “Ata nuk do ta zhvillojnë atë. Ata nuk do ta blejnë atë. Ata nuk do të bëjnë asgjë me të. Dhe nëse e bëjnë, do të vuajnë pasoja të pabesueshme,” u shpreh presidenti amerikan. Sipas Trump, në rast se Irani do të tentonte ndonjëherë të ndërtonte armë bërthamore, “i gjithë ferri do të binte mbi ta”, duke theksuar se për këtë arsye ai ka insistuar që në marrëveshje të përfshihet një klauzolë e qartë ndaluese për programin bërthamor iranian.