“Institucionet nuk janë pronë private”, aksion para MPB-së për aplikimet për shtetësi NULL NULL 16.06.2026 14:40 16.06.2026 14:40 Lëvizja Revolta është duke mbajtur një aktivitet simbolik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me mungesën e transparencës për aplikimet për shtetësi të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij aksioni, janë vendosur edhe pankarta në mburojat para objektit të MPB-së, transmeton Klankosova.tv. “Nuk ka shtet pa llogaridhënie”, “Heshtja e ministrisë është alarm”, “Institucionet nuk janë pronë private”, thuhet ndër të tjera në këto pankarta. Aktivistët tentuan të linin “simbole” edhe në oborrin e ministrisë, megjithatë një zyrtar policor nuk i lejoi të njëjtit të bënin këtë veprim.