Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bie çmimi i naftës në Shqipëri

NULL NULL
16.06.2026 12:44

Bordi i Transparencës i Shqipërisë ka caktuar çmimeve të reja për shitjen e karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit.

Sipas vendimit, çmimi i naftës nuk duhet të kalojë mbi kufirin 180 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë është caktuar jo më shumë se 168 lekë për litër, shkruan Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Nga të dhënat e Bordit vihet re se, çmimi i naftës është ulur me tre lekë/litër.

Kurse çmimi i shitjes me pakicë i benzinës nuk do të tregtohet mbi 168 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër.

lajme të ngjashme