Bernardo Silva te Real Madridi? Romano e bënë çështje të kryer NULL NULL 16.06.2026 14:16 16.06.2026 14:16 Mesfushori portugez Bernardo Silva pritet të bëhet lojtar i Real Madridit, duke finalizuar një nga lëvizjet më të përfolura të afatit kalimtar. Pas raportimeve të shumta gjatë javës së kaluar në mediat ndërkombëtare, marrëveshja tashmë është mbyllur dhe klubi madrilen ka konfirmuar nënshkrimin me yllin portugez. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Silva ka firmosur kontratë dyvjeçare me “Los Blancos”, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një sezon shtesë, varësisht nga performanca dhe marrëveshja mes palëve, transmeton Klankosova.tv. 🚨 BREAKING: Bernardo Silva has now officially signed his Real Madrid contract. Here we go from one week ago now confirmed as Portuguese midfielder joins on initial two year deal plus option to extend. Wanted by José Mourinho. ⚪️🇵🇹 pic.twitter.com/WixASdvaOP — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 16, 2026 Transferimi është kërkuar me insistim nga trajneri Jose Mourinho, i cili e sheh 30-vjeçarin si një element kyç në projektin e tij të ri në krye të skuadrës madrilene. Bernardo Silva largohet nga futbolli anglez pas një periudhe të gjatë dhe mjaft të suksesshme, ku u shndërrua në një nga figurat kryesore të skuadrës së tij.