Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë NULL NULL 16.06.2026 13:14 16.06.2026 13:14 Një person është goditur nga vetura këtë të martë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për Kryeqytet, Enis Pllana. Ai tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai.