Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë

NULL NULL
16.06.2026 12:53
Ramadan Morina - Foto nga RTK

Gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Burim të Malishevës gjatë viteve 1998-1999, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes së tij.

Prokuroria Speciale e kundërshtoi propozimin, ndërsa gjykata caktoi vazhdimin e seancave për muajt shtator dhe tetor, raporton Radio Televizioni i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues vendosi ta shtyjë seancën, ndërsa vazhdimi i gjykimit u caktua për muajt shtator dhe tetor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Morina akuzohet se gjatë viteve 1998–1999, në kohën e luftës në Kosovë dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime dhe keqtrajtime fizike të civilëve në fshatin Burim të Malishevës.

Aktakuza pretendon se nga një grup civilësh shqiptarë u ndanë 35 burra, të cilët u detyruan të rreshtoheshin, ndërsa gratë dhe fëmijët u larguan nën kërcënimin e armëve. Më tej, sipas Prokurorisë, një pjesëtar i forcave policore serbe hapi zjarr me armë automatike, duke vrarë 34 civilë.

Ramadan Morina ishte arrestuar në Prishtinë në gusht të vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. 

lajme të ngjashme