Na ndiqni në:

Get it on Google Play Download on the App Store

Uran Ismaili me “letra çelë”: Mbi 1 miliardë euro energji elektrike janë importuar nga qeveria e Albin Kurtit, krejt prej Serbisë

NULL NULL
05.06.2026 11:10

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në serinë “Me letra çelë”, ka folur për atë që e quajti humbje të sovranitetit ekonomik të Kosovës në sektorin e energjisë.

Ismaili tha se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për import të energjisë, duke e akuzuar qeverinë se e ka rritur varësinë nga importi dhe ndërmjetësit, ndërsa faturën po e paguajnë qytetarët.

Ai përmendi edhe kompaninë NOA Energy Trade, për të cilën tha se me vetëm një punëtor ka pasur qarkullim prej 195 milionë eurosh në vitin 2024, ndërsa më pas u zëvendësua nga një kompani tjetër me model të ngjashëm.

“Prishtina me gati 500 mijë banorë për një vit nuk ka buxhet sa qarkullon punëtori i vetëm i NOA-s”, u shpreh Ismaili.

Sipas tij, problemi nuk është vetëm te importi i rrymës, por te modeli i ndërtuar nga qeveria, i cili, siç tha ai, e ka lënë shtetin të varur nga tregjet, ndërmjetësit dhe abuzimet.

“Qeveria nuk është vetëm vëzhguese e pavëmendshme, por faktor kyç në modelin e varësisë”, tha Ismaili, duke bërë thirrje që më 7 qershor të votohet Bedri Hamza për kryeministër, për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar Kosovën. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme