Ushtarët e Kosovës ngrisin kapacitetet me “Ujkun e Pamposhtur 01” NULL NULL 05.06.2026 12:47 05.06.2026 12:47 Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”. Stërvitja sipas një njoftimi të kësaj force u bë në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të saj, transmeton Klankosova.tv Ushtrimi u realizua në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës. “Në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komanda e Forcave Tokësore dhe njësi të kombinuara si togu i IVR-së, Kompania Mbështetëse e RML-së, togje të Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake, realizuan ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01” në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës. “Qëllimi i ushtrimit ishte validimi i aftësive operacionale, rritja e gatishmërisë luftarake, koordinimi ndërmjet njësive dhe zhvillimi i kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në përputhje me standardet më të larta profesionale”, thotë FSK në njoftim, transmeton Klankosova.tv