Sorloth në “radarët” e gjigantit Italian NULL NULL 05.06.2026 13:40 05.06.2026 13:40 Juventus ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin norvegjez Alexander Sorloth. Sipas raportimeve në mediat italiane, trajneri Luciano Spalletti e dëshiron 30-vjeçarin si përforcim për repartin ofensiv. Raportohet poashtu se Sorloth po mendon largimin nga Atletico Madridi pasi kërkon më shumë minuta dhe një rol titullari. Bisedimet pritet të intensifikohen në javët e ardhshme, me Juventusin që synon ta sjellë norvegjezin në Torino. /Klankosova.tv