“Në qershor 1996”, ambasada amerikane rikujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë NULL NULL 05.06.2026 13:33 05.06.2026 13:33 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka rikujtuar momentin e hapjes së pranisë së parë zyrtare amerikane në Kosovë, në qershor të vitit 1996. Përmes një postimi në Facebook, ambasada theksoi se në atë kohë Shtetet e Bashkuara hapën Zyrën e Shërbimit Informativ Amerikan në Prishtinë, duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, disa vite para luftës. “E mbani mend këtë moment? Në qershor 1996, Shtetet e Bashkuara hapën një Zyrë të Shërbimit Informativ Amerikan në Prishtinë, duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, vite para luftës. Ishte një hap i vogël që më vonë do të shndërrohej në një partneritet të fuqishëm”, thuhet në postimin e ambasadës./Klankosova.tv