Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vandalizimi i obeliskut “I Love Mitrovica” – Policia vazhdon të jetë e pranishme

NULL NULL
05.06.2026 12:27

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporoshac, janë liruar pas shoqërimit në polici që erdhi pas vandalizimit të obeliskut “I Love Mitrovica”.

Sipas fotografive të realizuara nga Klan Kosova dhe raportimeve të gazetares Gremisa Latifi, Policia e Kosovës po vazhdon të jetë e pranishme para tabelës.

Kujtojmë se në një intervistë për Klan Kosova Radojeviq tha se nuk ka asgjë të paligjshme në veprimet e tyre, duke thënë se tashmë është angazhuar kompania për largimin e këtij obelisku, i cili, sipas tij është ilegal, transmeton Klankosova.tv.

U shoqëruan në Polici për vandalizëm, lirohen kryetari dhe kryesuesi i Mitrovicës së Veriut (VIDEO)

lajme të ngjashme