Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krahasimi i Ramës: Zvërneci po refuzohet si Porto Montenegro (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2026 12:31

Në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Porto Montenegron, investimin që sipas tij ishte planifikuar fillimisht për në Durrës.

Rama tha se investitori kanadez ishte larguar nga Shqipëria për shkak të pengesave dhe kishte gjetur mbështetje në Mal të Zi.

Ai theksoi se edhe Porto Montenegro ishte kundërshtuar në fillim nga banorët lokalë, por sot konsiderohet një nga projektet më të suksesshme turistike në vend, duke iu referuar debatit për investimin në Zvërnec.

Rama tha se Shqipëria nuk duhet të humbasë më mundësi të tilla zhvillimi, transmeton Klankosova.tv

“Ju e kuptoni mentalitetin. Malazezët janë mikpritës tani, por në fillim nuk na prisnin as në aeroport. Shumica e njerëzve në Tivat as donin të kalonin në fillim nga Porto Montenegro. Nuk e donin. Tani kanë parë se përfitimet janë shumë të mëdha për komunitetin dhe vendin. Këtu kemi gjetur 10 mijë banorë, këtu nuk kishte turizëm, ishte ish-zonë ushtarake. Veç të ardhurave, kemi punësuar mijëra njerëz ndër vite.”/Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme