Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Sonte ndizen”, nis rinovimi i shkronjave të UÇK-së në Çyçavicë pas dëmtimit

NULL NULL
05.06.2026 12:22

Shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë janë dëmtuar nga persona të panjohur.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Sibofc të komunës së Obiliqit, ku thuhet se dëmtimet janë të konsiderueshme dhe kërkojnë ndërhyrje për sanimin e tyre.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe përfaqësuesi i fshatit, Afrim Mexhuani.

Për Klankosova.tv ai tha se po e bëjnë renovimin e tyre.

“Na i kanë dëmtu para do dite, po i renovojmë. Po i dhezim, kismet sonte apet për inati të armikut”, tha Mexhuani.

lajme të ngjashme