Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U shoqëruan kryetari dhe kryesuesi, Policia deklarohet për vandalizmin e obeliskut “I Love Mitrovica”

NULL NULL
05.06.2026 12:41

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporoshac, janë liruar pas shoqërimit në Policinë e Kosovës pas vandalizimit të obeliskut “I Love Mitrovica”.

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë zyrtare lidhur me rastin për të cilin tha se pas pranimit të vendimit të komunës së Mitrovicës së Veriut për largim të mbishkrimit ‘I Love Mitrovica’, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje ku kanë njoftuar inspektorët komunalë që vendimi duhet të shtyhet derisa të pranohet vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut i cili ishte i shoqëruar me 20 persona në mesin e të cilëve edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Mitrovicë Veri iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjale “tani do të ngjyrosim me ngjyrë emblemën “.

“Derisa zyrtarët policorë kanë njoftuar se një gjë e tillë nuk lejohet të ndodhë, njëherit kanë kërkuar dhe tentuar të ndalojnë dëmtimin/ngjyrosjen e objektit publik.Edhe përkundër kërkesës dhe urdhrit që të ndalohet dëmtimi/ngjyrosja e objektit publik, të njëjtit kanë filluar ta ngjyrosin atë, me ç’rast është dashur intervenimi i zyrtarëve policorë të cilët kanë shoqëruar dy personat në stacion policor. Sipas procedurave të parapara të njëjtëve iu është shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm. Me urdhër të prokurorit kompetent janë liruar, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftim.

U shoqëruan në Polici për vandalizëm, lirohen kryetari dhe kryesuesi i Mitrovicës së Veriut (VIDEO)

lajme të ngjashme