“Në paradë s’kanë vota”, Thaçi kritikon LVV për mosmiratimin e Kodit Civil (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 12:50 05.06.2026 12:50 Gazetarja dhe autorja e emisionit “Kiks”, Ardiana Thaçi ka kritikuar mungesën e figurave politike në Paradën e Krenarisë, duke thënë se partitë nuk e mbështesin publikisht komunitetin pasi nuk e shohin atë si burim votash. “Ata e dinë që këtu (në paradë) s’kanë vota, i kanë votat në terren jashtë. Kurti ishte pro Kodit Civil, por partia e tij ishte kundër”, tha Thaçi. Ajo kritikoi edhe kandidatët për deputetë, duke thënë se shmangin përballjen me pyetjet që lidhen me të drejtat civile dhe çështjet e komunitetit LGBTQ+. “Mua më vjen çudi prej kandidatëve për deputetë që po tentojnë me i marrë votat tona, po pretendojnë me i prek qytetarët, dhe në momentin që gazetari i afrohet për pyetje, del dikush dhe ia zë rrugën, thua ti se Vullneti me mikrofon po do me i vra ata”, u shpreh ajo. Thaçi shtoi se Kodi Civil nuk lidhet vetëm me komunitetin LGBTQ+, por përfshin edhe çështje të tjera që, sipas saj, kanë mbetur të pazgjidhura për shkak të mosmiratimit të tij në Kuvend nga LVV. “Kodi Civil nuk e përfshin veç LGBTQ+, përfshin edhe shumë sene të tjera të cilat kanë mbet cung, për shkak të LVV dhe deputetëve të LVV që nuk e kanë votu”, tha Ardiana Thaçi.