Trumpi kërkon t’i bëjë dushet amerikane “Great Again” NULL NULL 11.04.2025 14:13 11.04.2025 14:13 Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore, 2024. Foto: Reuters “Make America’s showers great again” bëhet e qartë përmes një komunikimi nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Donald Trump me dekret ka shfuqizuar limitimin e sasisë së ujit që rrjedh në kokat e dushit. “Kënaqem të bëj dush dhe kujdesem për flokët e mi të bukur”, tha Trump duke nënshkruar dekretin në Shtëpinë e Bardhë. “Mua më duhet të qëndroj 15 minuta në dush, derisa të lagem. Uji pikon, pikon, pikon, pikon. Është qesharake”. Rregullorja për dekret kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të standardit, që përcakton kufizimin e sasisë së ujit për minutë që rrjedh në sitën e kokave të dushit si dhe në aparatura të tjera në pjatalarëset apo lavatriçet. Grindje ndër presidentët Rrjedhja e ujit në kokat e dushit prej kohësh është një temë debati në ShBA ndër presidentët. Ish-presidenti demokrat Barack Obama e aplikoi këtë rregullore për arsye të mbrojtjes së mjedisit. Trump gjatë mandatit të tij të parë e zbuti rregulloren, gjë që pasardhësi i tij Joe Biden e shfuqizoi. Shtëpia e Bardhë deklaroi, se Trump do t’i japë fundi “luftës Obama-Biden me presionin e ujit në kokat e dushit”. Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, 20 për qind e sasisë ditore të ujit në një familje mesatare në ShBA konsumohet për dushin. Kokat e dushit me presion të ulët kursejnë energjinë, sepse pompojnë më pak ujë e kësisoj edhe sasia e ujit që ngrohet është më e ulët. “Kokat e dushit nuk do të vazhdojnë më të jenë të dobëta dhe pavlefshme” Trump e sheh krejt ndryshe: “Në fund të duhet të konsumosh pesë herë më shumë kohë për të larë duart, pra harxhon të njëjtën sasi uji”. Në komunikimin e presidencës lidhur me dekretin thuhet, se rregulloret e ekzagjëruara krijojnë burokraci dhe u zënë frymën lirive personale. “Kokat e dushit nuk do të vazhdojnë më të jenë të dobëta dhe të pavlefshme”. /DW