Babai raporton zhdukjen e djalit me probleme psiqike në Prizren NULL NULL 14.07.2026 09:04 14.07.2026 09:04 person i zhdukur, foto ilustruese Një person është raportuar i zhdukur që nga dita e hënë në Prizren. Siç njofton policia, rastin në polici e ka paraqitur babai i viktimës, i cili raportohet se ka thënë se djalin e ka me probleme psiqike, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportit zyrtar, viktima është larguar nga shtëpia më 5 korrik, dhe deri më tani nuk dihet gjë për fatin e tij. “Rr. Besim Shala, Prizren 05.07.2026. Ankuesi mashkull kosovar, me datë 13.07.2026 ka njoftuar se djali i tij me probleme psikike, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.