Arrestohet një burrë në Prishtinë për sulm seksual ndaj një gruaje NULL NULL 14.07.2026 08:51 14.07.2026 08:51 Foto Ilustrim Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”, pas raportimit të një rasti që ka ndodhur në Prishtinë. Sipas njoftimit policor, viktima ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga një burrë, transmeton Klankosova.tv. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.