Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjike: Vdes 62-vjeçari, dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë në Prizren

NULL NULL
14.07.2026 08:48

Një 62 vjeçar e ka humbur jetën, pasi që dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë së tij në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 13 korrik, në rrugën “Kalaja e Krujës”.

Emergjenca e kishte njoftuar policinë se viktima është gjetur pa shenja jete.

Rasti për Klankosova.tv është konfirmuar edhe nga organet e rendit.

“Dyshohet se viktima mashkull kosovar, kishte rënë nga një kulm i shtëpisë nga lartësia 8 metra, ku si pasojë viktima kishte vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punë-kryesi ku ka ndodhur rasti, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 0rë. Rasti duke u hetuar”, ka deklaruar policia për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme