Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosja në Pejë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

NULL NULL
14.07.2026 08:44

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë personi me inicialet B.K., i dyshuar për rastin e të shtënave me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku një person mbeti i plagosur.

Sipas Prokurorisë, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Menjëherë pas pranimit të informatës për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i Shtetit, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e forenzikës, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë grumbulluar prova materiale që do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave për zhvillimin e mëtejshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Plagosja në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari

lajme të ngjashme