U kap duke shitur heroinë, njësitet anti-drogë arrestojnë prishtinasin NULL NULL 14.07.2026 08:54 14.07.2026 08:54 Foto nga Klan Kosova Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në shitjen e substancave narkotike dhe një arme. Sipas informacioneve nga lexues të Klankosova.tv, arrestimi është kryer nga ekipet civile të njësisë anti-drogë. Ndërsa policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 1.98 gramë substancë e llojit heroinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërgur në mbajtje.