Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushë Kosovë: Djali rrah nënën dhe motrën, përfundon në polici

NULL NULL
14.07.2026 09:00
Foto Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje familjare, ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, transmeton klankosova.tv.

Si pasojë e sulmit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

lajme të ngjashme