Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi për hapjen e kinemasë Cineplexx: Përveç argëtimit, do të ketë edhe përfitime ekonomike

NULL NULL
30.11.2016 19:16

Presidenti Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në hapjen e kinemasë Cineplexx në Kosovë.

Ai ka thënë se hapja e kësaj kinemaje do të jetë një mundësi shumë e mirë  për argëtimin e qytetarëve me teknologjinë më të fundit, njofton Klan Kosova.

“Ky operator me përvojë shumë vjeçare, ndihem tepër mirë që më në fund erdhi edhe në Kosovë”.

“Hapja e kësaj kinemaje me gjashtë salla është një dëshmi e radhës që vendi ynë po shndërrohet me një destinacion joshës sikurse vendet e huaja”.

“Përveç aspektit kulturor, hapja e kësaj kinemaje pritet të sjell edhe përfitime ekonomike”.

Rrjeti i kinemave Cineplexx që nga sonte do të jetë edhe në Kosovë në njërën nga qendrat tregtare në dalje të Prishtinës.

download

klankosova.tv

lajme të ngjashme