E pazakontë në ShBA: Qeni shkakton zjarr, ngordhin tri kafshë (VIDEO) NULL NULL 15.07.2026 13:41 15.07.2026 13:41 Foto nga ABC News Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një qen dyshohet se shkaktoi një zjarr të madh në një banesë në Maryland të ShBA-së. Në video shihet një Labrador duke lëvizur në kuzhinë dhe duke tentuar disa herë të ngjitet mbi banak. Pak çaste më vonë, pranë frigoriferit shfaqet një dritë portokalli, që duket si fillimi i flakëve, shkruan ABC News, transmeton Klankosova.tv. Sipas Zyrës së Marshalit të Zjarrfikësve të Shtetit të Marylandit, zjarri rezultoi tragjik, pasi ngordhën tre kafshë shtëpiake, një qen dhe dy mace. Autoritetet thanë se hetimet treguan se zjarri nisi në zonën e kuzhinës, ndërsa pamjet video ndihmuan në rindërtimin e ngjarjes dhe në përcaktimin e shkakut të mundshëm të saj.