Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohet deklarata e ministres serbe: Mendësi e vazhdueshme e politikës në Beograd (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2026 13:50

Deklarata e ministres së Administratës Publike në Serbi, Snezana Paunoviq ka nxitur reagime të forta në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

Paunoviq kishte deklaruar se po të ishte në vend të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998, transmeton klankosova.tv.

Pas kësaj deklarate, Kosova e ka shpallur ministren serbe non-grata, teksa kjo deklaratë ka nxitur reagim edhe në Tiranë dhe Bashkimin Evropian.

Gazetari, Arientin Abdyli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se kjo deklaratë e saj që erdhi pikërisht në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës tregon mendësinë e udhëheqësisë momentale në Serbi.

“Ishte musafire në Tv.Kurir. Ishte më 11 korrik kur ishte përvjetori i masakrës në Srebrenicë dhe ajo deklaroi po këtë që po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta pastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët. Ajo harroi të përmend që Sllobodan Millosheviqi tentoi ta bëjë atë, por nuk arriti edhe për shkak të rezistencës së popullit shqiptarë në Kosovë, UÇK-së, popullit dhe intervenimit të NATO-s. Kjo deklaratë e saj tregon siç kishin reaguar disa serbë pro-liberal të cilët tregojnë se deklarata e saj që unë mendoj që është përkufizimi më i mirë i këtij incidenti është që ajo e deklaroi atë që krejt udhëheqësia momentale e Serbisë e mendon, në krye me Vuçiq dhe poshtë”, tha ai.

Gazetari Gazmend Morina tha se deklaratat e tilla dëshmojnë dëshirën e Serbisë për spastrim etnik të Kosovës.

“Ndonjëherë deklaratat rrjedhin në mënyrë spontane, mirëpo është ajo që ata e mendojnë. Ata kanë dashtë, dojnë dhe do të duan që Kosovën me pasë të pastruar etnikisht. Kjo deklaratë i demaskoi ata, mirëpo te deklarata e saj kemi rënë në një grackë me reagime publike duke thënë se shiko se çka tha kjo nëse isha qenë si Millosheviqi e kisha bërë spastrimin etnik. Mirëpo faktikisht e ka nis, e ka bërë”, tha ai.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në “Kosova Today” tha se sulmet terroriste në Banjskë dhe në infrastrukturën kritike të Kosovës janë dëshmi jo të vjetra të cenueshmërisë së Kosovës ndaj sigurisë në rajon.

“Ne duhet të jemi të sinqertë se kjo qasje e Beogradit zyrtar tregon se realisht Kosova është e ekspozuar nga situata e sigurisë. Këtë e dëshmoj me faktin se në Banjska kemi pasë një sulm terrorist dhe po ashtu kemi pasë sulm terrorist në infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës, janë dy dëshmi jo të vjetra që tregojnë që kjo qasje e Serbisë vazhdon dhe ministrja thjesht e tregoi atë që realisht diskutohet dhe është në mendësinë e politikës serbe në Serbi”, tha Elezi.

lajme të ngjashme