Sonte në MAT: Vrasja në Ferizaj – dy versionet e natës tragjike (VIDEO) NULL NULL 15.07.2026 13:43 15.07.2026 13:43 Një lidhje që nisi në rrjetet sociale e që përfundoi me një fund që tronditi Ferizajn. A ishte veprim në vetëmbrojtje, siç pretendon Arjeta Roshaj? Apo bëhet fjalë për një vrasje të planifikuar, siç pretendon familja e Florim Haxhidemës? Emisioni MAT në Klan Kosova sjell ekskluzivisht dëshmi dhe detaje nga rasti, deklaratat e dhëna në polici, rrëfimet e familjarëve, fqinjëve dhe avokatëve të të dyja palëve, si dhe dokumente të siguruara nga hetimet. Arjeta Roshaj pretendon se për muaj me radhë ishte kërcënuar, shantazhuar dhe detyruar të jepte para. Sipas versionit të saj, natën e 28 qershorit ajo u përball me një situatë ku luftoi për jetën e saj. Në anën tjetër, familja e Florim Haxhidemës dhe avokati i saj e kundërshtojnë këtë version. Çfarë ndodhi brenda banesës në Ferizaj? Pse fqinjët dëgjuan britma dhe përleshje? Çfarë zbulojnë dokumentet e siguruara nga MAT për të kaluarën e Florim Haxhidemës, dhe cilat janë provat mbi të cilat po ndërtohet hetimi? Dy versione. Një natë tragjike. Një e vërtetë që do të kërkohet përmes fakteve dhe provave. Të mërkurën, nga ora 22:10, vetëm në Klan Kosova!