A ka bisedime mes PDK-së dhe LVV-së?, Muhaxheri: Qëndrimi zyrtar i Hamzës dihet, s’ka koalicion (VIDEO) NULL NULL 15.07.2026 13:55 15.07.2026 13:55 Certifikimi i rezultateve parlamentare të zgjedhjeve të 7 qershorit i ka hapur rrugën thirrjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, një thirrje e tillë nuk është bërë ende nga u.d e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. KDI i ka bërë thirrje Haxhiut që data e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të caktohet sa më parë. Analisiti Arton Muhaxheri në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova komentoi aludimet për negociata mes PDK-së dhe LVV-së. Ai tha se nuk ka lëvizje në prapaskenë për të cilat nuk është në njohuri publiku. “Jo, nuk ka lëvizje që ne nuk dimë e po ndodhë në prapaskenë nuk ka. Mund të jenë llafe të kafes, qëndrimi zyrtar i PDK-së dihet nuk ka koalcion, nuk ka partneritet me Vetëvendosjen dhe nuk do të ketë. Në të njëjtën kohë Bedri Hamza ka thënë që i ka deputetë të tjerë, ne nuk jemi opsion”, tha ai.