Kontrollimi i telefonit, shenjë e mungesës së besimit në çift? (VIDEO) NULL NULL 15.07.2026 14:50 15.07.2026 14:50 Kufiri mes privatësisë, besimit dhe tradhtisë emocionale në jetën bashkëshortore ishte një ndër temat e emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova. Sipas gazetares Vesa Kelani, kontrollimi i telefonit është gjë e kotë, transmeton Klankosova.tv. “Nëse ki besim te partneri, telefoni është gjëja e fundit. Nuk e shoh në rregull sepse mundesh me i fshi krejt gjërat. Nuk është vula telefoni, se mundesh mos me zënë asgjë në telefon, hiç me aplikacione as telefon, jeta reale, munden me të ikë shumë gjëra që nuk mundesh me i gjetë në telefon, kështu që është gjë e kot”, tha ajo. Juristi Jeton Halimi vlerësoi se kontrollimi i telefonit të partnerit është shenjë e mungesës së besimit në marrëdhënie, raporton Klankosova.tv. “Besoj që nuk i besojnë njëri-tjetrit në momentin kur merret telefoni dhe kontrollohet nga çifti anasjelltas. Nëse çifti e kanë një vetëbesim te njëri-tjetri dhe dojnë me kontrollu me leje kuptohet të çiftit mendoj se është e mirëqenë. Në momentin kur hyjnë hatërmbejtja, fillon krisja dhe fillon tradhtia, në momentin që fillon tradhtia aty zgjidhje s’ka, konsultohet avokati”, tha ai. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe gazetari Agon Rexhepi, i cili tha se vetë vendimi për ta kontrolluar telefonin e partnerit tregon se dyshimi tashmë ekziston. “Mendoj vet fakti që e kontrollon telefonin, në mendjen tënde je duke lënë hapësirë që partneri me të tradhtu, sepse je duke dyshu, në rast që nuk dyshon nuk e merr me kontrollu, kështu që mendoj që e ki një predispozitë të mendimit”, tha ai./Klankosova.tv