Deklarata e ministres serbe, Kearns: Turp, s’mund të harrohet ajo që ndodhi në Kosovë NULL NULL 15.07.2026 14:42 15.07.2026 14:42 Deputetja britanike, Alicia Kearns i ka quajtur të turpshme deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik në Kosovë. Ajo ka thënë se njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë mizoritë që forcat e Millosheviqit i kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre. “Asnjë përpjekje për t’i arsyetuar, apo edhe më keq, për t’i lavdëruar këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”, ka shkruar Kearns në X. Këto komente ajo i ka bërë duke shpërdarë lajmin se Bashkimi Europian e ka dënuar deklaratën e ministres serbe, e cila tha se “po të ishte në vend të i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”. Kjo deklaratë e Paunoviq ka nxitur reagime të shumta edhe në Kosovë dhe në shumë kryeqendra tjera evropiane. /Klankosova.tv Serbian Minister Snezana Paunovic’s disgraceful support for ethnic cleansing in Kosovo is a stain on Serbia’s Government. People in their thirties today remember the atrocities committed on them and their families by Milosevic’s forces. No attempt to justify – or worse –… — Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 15, 2026