Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rrjetet sociale kanë ndikimin kryesor”, Zogaj flet për dhunën mes të miturave (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2026 14:22

Gazetarja Altiana Zogaj në emision “Kosova Today” ka komentuar rastin e dhunës ndaj një vajze të mitur nga bashkëmoshataret e saj në Kumanovë, rast ky që është incizuar dhe publikuar në rrjete sociale.

Ajo tha se përveç rasteve të fundit në Kumanovë dhe Shqipëri, edhe në Kosovë kishte raste të dhunës nga vajzat, teksa rikujtoi dhunën e ushtruar ndaj një të miture në Malishevë nga bashkëmoshateret e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Ka ndryshuar shumë realisht, janë shtuar disa raste të reja ku vajzat po shprehin forma të ndryshme të dhunës ndaj moshatareve të tyre. I përmendëm dy raste të tjera jashtë territorit tonë, por ka edhe raste këtu që kanë ndodhur. Është përmendur rasti në Malishevë, pikërisht ku vajzat e mitura kanë rrahur brutalisht një vajzë tjetër të mitur të një shkolle fillore atje. Ajo çka po del që është faktori që po shtyen drejt kësaj kryesisht po del se rrjetet sociale e kanë ndikimin kryesor”, tha ajo.

lajme të ngjashme