Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

NULL NULL
15.07.2026 13:57

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj bashkë me kryetarin e degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar sot nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Kjo iniciativë u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, për shkak të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka deklaruar dje se sapo të ketë zyrtarisht kërkesë të tillë, do të trajtohet me seriozitet.

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime. /Klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme