Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA-ja nis një valë tjetër sulmesh kundër Iranit

NULL NULL
15.07.2026 13:30

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se kanë nisur një valë të re të sulmeve kundër Iranit.

Sipas një postimi në rrjete sociale, CENTCOM ka deklaruar se sulmet kanë nisur në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

“Sulmet janë të dizajnuara për të degraduar më tej aftësitë ushtarake që forcat iraniane kanë përdorur për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.”, thuhet në njoftimin e CENTCOM.

Këto sulme të fundit, kanë hyrë në ditën e katërt që kur SHBA-ja i është rikthyer fushatës ajërore ndaj Iranit, pas dështimit të zbatimit të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Ushtria amerikane, mbrëmë ka deklaruar se kishte përfunduar raundin e saj të fundit të sulmeve kundër Iranit, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit dhe zonave bregdetare.

Gjithashtu, sot presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar një kërcënim të ri se SHBA-ja do të godasë ura dhe termocentrale në Iran “javën e ardhshme” nëse Teherani nuk kthehet në tryezën e negociatave. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme