Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Terapia e zëvendësimit të hormoneve tek gratë, nuk ndërlidhet me Alzheimer

NULL NULL
07.03.2019 08:40

Mjekët e Qendrave të Mjekësisë në Britani, po iu bëjnë thirrje grave që të mos alarmohen nga hulumtimet që lidhin terapinë afatgjate të zëvendësimit të hormoneve (HRT) me një rrezik të vogël në rritje të Alzheimerit.

Ata thonë se HRT është një trajtim efektiv dhe i sigurt për shumicën e grave me simptoma të menopauzës dhe rreziku është “jashtëzakonisht i ulët”, njofton Klan Kosova.

Studimi i agjencisë medicinale BMJ-së shikonte të dhënat mbi 170,000 gra në Finlandë mbi 14 vjet.

Ajo gjeti raste në 9% -17% rritje të rrezikut për Alzheimer, veçanërisht në gratë që marrin HRT për më shumë se 10 vjet.

Kjo barazohet në mes të nëntë dhe 18 raste shtesë të sëmundjeve në vit në çdo 10,000 gra të moshës midis 70 dhe 80 vjeç, thanë hulumtuesit.

Por studimi ishte vëzhgues dhe si rezultat, nuk mund të thuhet me siguri se faktorë të tjerë nuk kanë ndikuar në rezultatet, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme