Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studim, konsumimi i alkoolit ndikon në rritjen e presionit të gjakut

NULL NULL
07.03.2019 17:30

Vetëm një pije alkoolike në ditë mund të jetë e mjaftueshme për t’ju dhënë presion të lartë të gjakut, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Studiuesit thonë se pirja e shtatë deri në 13 pije në javë, mesatarisht, mund të dyfishojë rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Këto gjetje bien ndesh me këshillat e NHS ë Britani, ku thuhet se një gotë verë në ditë nuk është e rrezikshme.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore Baptiste në Wake Forest, në Karolinën e Veriut, studiuan efektin e pijeve alkoolike dhe presionit të gjakut në më shumë se 17,000 persona.

Ata gjetën se konsumimi i shtatë pijeve në javë, mesatarisht, është i mjaftueshëm për të rritur rrezikun për presion të lartë të gjakut.

“Unë mendoj se kjo do të jetë një pikë kthese për praktikën klinike, arsimin dhe politikën e shëndetit publik lidhur me konsumimin e alkoolit”, tha Dr Amer Aladin, autori i studimit.

lajme të ngjashme