Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtyhet seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve

NULL NULL
24.08.2016 11:30

Për shkak të mungesës së të akuzuarve, është shtyre seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve, në rastin e mashtrimit me viza italiane, njofton Klan Kosova.

Kryetari i trupit gjykues, Viktor Pardal, ka thënë se nëse edhe në seancën e radhës të akuzuarit mungojnë, ai do ta vecojë procedurën për secilin që e bën këtë gjë.

Rugova bashkë me 19 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim ndaj ambasadës italiane në Prishtinë.

Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj  Rugovës dhe të tjerëve në muajin maj.

Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.

lajme të ngjashme