Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sërish rritet çmimi i naftës në Kosovë

NULL NULL
04.06.2026 09:17

Çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë është dy centë më shtrenjë se një ditë më parë.

Sipas çmimeve maksimale të lejuara të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës të enjten është 1.51 euro për liter.

Kurse, benzina 1.43 euro për litër dhe gazi 0.71 euro për litër.

Derisa, të mërkurën çmimi i një litre naftë kushtonte 1.49 euro, të enjten është shtrenjtuar për dy centë më shumë, pavarësisht se në botë derivatet kanë pësuar rënie të çmimeve pas marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Libanit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme